Showtime

Top skandalet e VIP-ave që “trazuan” rrjetin ditëve të fundit

04/08/2022 18:09
nga:Genita C

Këngëtarët dhe artsitët  janë pjesa më e ndjekur dhe e komentuar e publikut.Ata tërheqin vëmendjen si nga paraqitja e tyre fizike, performanca e deri tek ngjarjet e veçanta që ndonjëherë shoqërohen me incidente dhe kthehen në top tema, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtij muaji, bujë ka bërë incidenti që ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars ku në natën prestigjioze të ndarjes së çmimeve aktori , Will Smith u kategorizua me çmimin si aktori më i mirë.Pos titullit të veçantë që mori ngjarja u shoqërua edhe me një të papritur.

Ai goditi me shuplakë Chris Rock pasi që ky i fundt bëri një shaka për Jada Pinkett Smith bashkëshorten e Will Smith e cila është e diagnostifikuar me sëmundjen e Alopecia-s.Aktori nuk e toleroi këtë shaka dhe u ngrit në skenë ku goditi me shuplakë Rock.

Ngjarja u komentua shumë si nga publiku e deri tek vet aktori ku kërkoi falje dhe u shpreh se është penduar për gjestin.Ai ka dhënë dorëheqje nga çmimi prestigjioz.Për suspendimet e rradhës ndaj tij mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Incidente nuk ndodhin vetëm në skenën ndërkombëtare.

Edhe në Kosovë është komentuar shumë ditë një goditje mirëpo ndryshe nga shuplaka e Smith kjo e rradhës ishte një shqelm.

Melinda Ademi këngëtarja shqiptare me famë të gjerë gjatë një performance live, përderisa ishte duke performuar një fans e kishte kapur për këmbe. Ajo kishte tentuar më pas t’ia merrte telefonin fasnit për të përçuar mesazh se gjestet e tilla nuk janë të hijshme.

Por, fansi nuk e kishte kuptuar qëllimin e Ademit dhe e kishte tërhequr prapë atë.

@multiistufff Reply to @multiistufff ♬ original sound – ?‍?️

Gjatë këtij incidenti ka reaguar menjëherë menaxheri i këngëtarës ku shqelmoi në fytyrë fansin.

Pas kësaj ndodhie përmes një postimi në Instagram dolën Melinda dhe menagjeri duke kërkuar falje publike për skenën e pahijshme të krijuar.

E fansat detajistë nuk e lëshuan këtë rast pa e komentuar duke e krahasuar me një rast të ngjashëm që i kishte ndodhur këngëtarës tjetër të njohur Elvana Gjatës.

Ndjekësit filluan me analizimin e detajve dhe krahasimin e reagimeve, ku Elvana përkundrazi Melindës e kishte marrë situatën me sportivitet dhe e kishte kaluar pa incident të madh.

@forelvana @itselvanagjata ? #elvanagjata #elvana #sielvana #elvanez #shqip #?? #viral #fypシ #fyp #viralvideo ♬ original sound – Elvana Gjata’s fan?

 

Në top skandalet e artistëve gjatë muajit të fundit nuk i iku as artistja e re në tregun muzikor Melisa Lleshi, ajo është ish konkurrente e edicionit të 2-të të emisionit të madh të dashurisë “Për’puthen”.

Pas daljes nga emisioni ajo dhe Andi Shehu gjithashtu ish konkurrent u bënë çift.U komentuan mjaft nga publiku por, nuk mbeti vetëm lidhja temë për tu kometuar.

Lleshi erdhi me një vendim të ri ku i’u bashkua tregut muzikor, teksa ka lansuar disa projekte e së fundmi ka mbajtur koncertin e parë.

Në fillimet e karrierës ishte mjaft e ndjekur por nuk vazhdoi me tempon e njejtë, kjo jo vetëm që vrehet në klikimet në këngën e fundit por, edhe në koncertin e mbajtur.

Ky koncert nuk shkoi edhe aq mirë sepse pak fansa kishin shkuar për ta përcjellur. Melisa nuk ka komentuar asgjë rreth tij por, kanë qenë fansat që e kanë vërejtur këtë gjë.

Mbetet të shihet pas kësaj se a do vazhdojë Melisa ende me projekte të tjera apo jo.

Këto janë vetëm disa nga skandalet që kanë bërë bujë në mediet rozë e rrjetet sociale./GazetaBlic/