Lajme

Top pesë gratë më të votuara nga PDK – Vlora Çitaku e para

02/19/2025 11:42
nga:G B

Vlora Çitaku është gruaja më e votuar nga Partia Demokratike, raporton Gazeta Blic.

Ajo në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 30 mijë e 11 vota.

E dyta më e votuar është Sala Jashari, duke mbledhur deri tani 29 mijë e 277 vota.

Pas saj e treta vjen Ganimete Musliu, me 23 mijë e 571 vota.

E, Musliun e pason kandidatja Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë 16 mijë e 743 vota.

Ndërsa, e pesta në këtë listë është Ariana Musliu Shoshi, me 15mijë e 791 vota deri më tani./Gazeta Blic/