Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Ajo në këto zgjedhje ka marrë 76 mijë e 522 vota.
Pas saj si më e votuar është Donika Gërvalla, e cila ka ka grumbulluar 68 mijë e 106 vota.
E treta listohet Mimoza Kusari – Lila, me 50 mijë e 675 vota.
Pas Kusari-Lilës vjen kandidatja Shqipe Mehmeti – Selimi, e cila ka marrë 34 mijë e 133 vota.
Dhe e pesta më e votuar në LVV-së është kandidatja Saranda Bogujevci, me 26 mijë e 910 vota./Gazeta Blic/



