Sporti

Top golashënuesit e Superligës së Kosovës, i pari Muhamet Hyseni i Llapit

10/09/2023 10:59
nga:Lorik J

Ka përfunduar faza e parë e Superligës së Kosovës në futboll, me 9 xhirot që janë zhvilluar deri më tani.

Momentalisht, skuadra e FC Ballkanit ndodhet në vendin e parë në tabelë me 20 pikë, një më shumë se Llapi, e dy më shumë se Drita, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari që po shkëlqen më së shumti në xhirot e para të Superligës është Muhamet Hyseni, sulmuesi i KF Llapit.

Hyseni ka “shpërthyer” në këtë fazë të parë dhe momentalisht ka 7 gola dhe 2 asistime. Ai i prin listës së golashënuesve në Superligë, i ndjekur nga Nazmi Gripshi, Drilon Hazrollaj e Jakup Berisha, të tre me nga katër gola.

/GazetaBlic Sport