Sporti

Top 10 futbollistët më të paguar në botë, Ronaldo e përmbys Messin dhe rimerr pozitën e parë

09/22/2021 09:53
nga:Mergim Rreci

Dyshja legjendare, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messit mbeten lojtarët më të paguar në futboll.

Kalimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United e ka ndihmuar atë të tejkalojë Lionel Messin për t’u bërë futbollisti më i paguar sipas Forbes këtë vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo pritet të fitojë 125 milionë dollarë (91.5 milionë funte) para taksave gjatë sezonit 2021-22, me 70 milionë dollarë (51.25 milionë paund) që vijnë nga paga e tij dhe shpërblimet.

Messi, ndërkohë, renditet vetëm pas tij në 110 milion dollarë (80.5 milion) me shokët e tij të rinj të skuadrës në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe që përfundojnë në katërshen e parë.

Këta janë 10 më të paguarit sipas magazinës së “Forbes” në sezonin 2021/22.

10.Eden Hazard (Real Madrid) – 21 milionë funte për sezon

9.Gareth Bale (Real Madrid) – 23.5 milionë funte

8.Paul Pogba (Manchester United) – 25 milionë funte

6.Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 26 milionë funte.

6.Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 26 milionë funte

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 30 milionë funte

4.Kylian Mbappe (PSG) – 31.5 milionë funte

3.Neymar (PSG)- 69.5 milionë funte

2.Lionel Messi (PSG) – 80.5 milionë funte

1.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 91.5 milionë funte.

/GazetaBlic Sport/