Sporti

Toni Kroos zbulon futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur

12/08/2023 18:16
nga:Mergim Rreci

Toni Kroos u pyet për lojtarin më të mirë me të cilin luajti dhe doli me emrin Cristiano Ronaldo, me të cilin ai ndau dhomën e zhveshjes së Real Madridit midis 2014/2015 dhe 2017/2018.

“Cristiano Ronaldo”, tha ndërkombëtari gjerman, duke folur për mediat Merengues, në fillim të një raundi pyetjesh me përgjigje të shpejta, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori tha se stadiumi ku i pëlqen të luajë si vizitor është i Dortmundit dhe se ëndrra e tij që ende nuk është bërë realitet është të shikojë një ndeshje basketbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hezitimi më i madh erdhi kur u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk do të merrej me futbollin: “Unë nuk nuk e di, me siguri, diçka që lidhet me sportin. Unë pata fatin të nënshkruaja kontratën time të parë profesionale kur isha 16 vjeç.”

/GazetaBlic Sport/