Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë një analizë filozofike të karrierës së tij, duke thënë se titujt nuk janë aq të rëndësishëm për të sa dashuria dhe njohja e tifozëve.
“Ndjenjat e tifozëve janë më të vlefshme se titujt. Kjo do të qëndrojë me mua përgjithmonë. Nuk ka të bëjë vetëm me trofetë që fitova në 10 vjet në Real Madrid, ka të bëjë me diçka tjetër. Gjatë viteve, kam vënë re se fjala ime ka peshë. Gjithmonë kam thënë se nëse do të kisha mundësi të përfundoja karrierën time si lojtar i Real Madridit, kjo është pikërisht ajo që do të bëja”, i tha ish-reprezentuesi gjerman “Marcas”.
Në karrierën e tij, Kroos ka luajtur për 3 klube – Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Real Madrid, me të cilët ka fituar gjithsej 33 trofe të mëdhenj, përfshirë 6 Champions League.
/GazetaBlic Sport