Sporti

Toni Kroos pensionohet nga futbolli, Perez: Një nga më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it!

05/21/2024 16:07
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024.

Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçar.

Në një reagim në faqen zyrtare të Real Madrid-it, Presidenti i klubit Florentino Perez shprehet se mesfushori gjerman ishte një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e klubit të “Los Blancos”.

“Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”-deklaron Perez.