Raphael Varane ka rezultuar padyshim lideri i Francës në repartin e prapavijës duke ndihmuar skuadrën në rrugëtimin e saj drejt finales së të dielës ndaj Argjentinës.
Së fundmi, elozhet për mbrojtësin që tashmë aktivizohet te Manchester United, vijnë nga ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Toni Kross. Gjermani thekson se Varane mund të mos bëj mrekulli me topin në këmbë, por është një mbrojtës shumë i vështirë për t’u përballur.
“Varane është shumë i shpejtë, një nga shokët më të shpejtë që kam pasur ndonjëherë. Është i pabesueshëm dhe nuk kam parë askënd ta kalojë kur ishte te Real Madrid. Ishte shumë i fortë dhe përkrah kishte Ramos.
Ka bërë një punë të shkëlqyer dhe tashmë është një “paketë e plotë”. Mund të mos bëj mrekulli me topin në këmbë, por është shumë e vështirë për kundërshtarin kur ai është në mbrojtje. Në ajër nuk e mund dot, është shumë i shpejtë dhe nuk e kalon dot, pra është një “mision i pamundur” kundër tij”, u shpreh Kroos.