Sporti

Toni Kroos: Kam kaluar një kohë të tmerrshme pasi humba finalen ndaj Chelseat

05/05/2021 12:14
nga:L J

Toni Kroos ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.

Gjermani ka fituar tre tituj me Real Madrid, në vitin 2016, 2017 dhe 2018, dhe një me Bayern Munich në vitin 2013, shkruan GazetaBlic Sport.

Por mesfushori mund të kishte fituar pesë tituj, duke qenë se ai humbi finalen e vitit 2012 kundër klubit që ai do të përballet në ndeshjen e dytë në gjysmëfinale, Chelsea.

“Kam vuajtur shumë me atë humbje,” kujtoi Kroos përpara ndeshjes së sotme.

“Kam kaluar një kohë shumë të keqe, por para se të fitosh duhet të kesh një kohë të keqe. Gjëja më e rëndësishme është cilësia që ne do të vendosim në lojën tonë. Ne e dimë që nuk ka qenë një sezon i rehatshëm, por kemi kapërcyer shumë gjëra. Jemi në maj dhe mund t’i fitojmë këto dy gara. Jemi lodhur, por kjo është normale”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport