Sporti

Toni Kroos izolohet shkaku COVID-19, pati kontakt me një të infektuar

05/14/2021 14:34
nga:E K

Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos është në izolim pasi ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një njoftimi zyrtar në uebsajtin e tyre, Real Madrid ka konfirmuar se Kroos është në izolim.

“Real Madrid raporton se lojtari ynë Toni Kroos është në izolim pasi ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, megjithëse të gjitha testet që janë kryer në lojtar kanë qenë negative”, shkruhet mes tjerash.

Akoma nuk dihet nëse Kroos do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Athletic Bilbao më 16 maj.