Toni Kroos, i izoluar pasi kishte kontakt me një pozitiv për koronavirusin që nga fundjava e kaluar, ka përfunduar me testimin pozitiv në provën e fundit që ka kaluar, kështu që ai nuk do të marrë pjesë përsëri me Real Madrid këtë sezon.
Ka mbetur vetëm një lojë, ajo e xhiros së 38’të Ligës kundër Villarreal, dhe gjermani nuk do ta luajë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Real Madrid C. F. njofton se lojtari ynë, Toni Kroos, doli pozitiv në testin COVID-19 që iu nënshtrua sot. Kroos ka qenë në izolim që nga e Premtja e 14 Majit – pasi kishte hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, shkruhet në deklaratën e Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


