Sporti

Toni Kroos: Do të pensionohem tek Real Madridi, s’kam vendosur kur

11/01/2022 18:16
nga:Lorik J

Toni Kroos u shfaq në konferencë për media bashkë me Ancelottin para ndeshjes me Celtic.

Mesfushori gjerman i Real Madridit komentoi në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Celtic në Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë mirë, ndihem mirë fizikisht. Jam shumë i qetë për rinovimin. As nuk e di se çfarë do të ndodhë. Këtu do të dal në pension, por nuk e di kur”, tha fillimisht ai.

“Nesër do jetë ndeshje interesante, do luajmë për fitore”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport