Sporti

Toney: Gati për të realizuar shumë gola dhe për një klub të madh!

01/18/2024 09:38
nga:E K

Sulmuesi i Brentford, Ivan Toney përfundoi këtë të mërkurë, 17 janar 2024, pezullimin 8-mujor nga futbolli i dhënë nga Federata Angleze. për shkak të shkeljes së rregullave për pjesëmarrje në lojërat e fatit.

27-vjeçari tashmë është në gjendje për të zbritur në fushën e blertë, me Brentford apo edhe me një skuadër të re nëse do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi ka shënuar 32 gola në 64 ndeshje në Premier League që nga transferimi te Brentford në vitin 2020 dhe është i etur për të arritur statistika edhe më të mira në këtë edicion.

“Të krijon ndjesinë sikur ke humbur lidhjen e internetit, por jam rikthyer sërish për më shumë. Ndihem si një njeri i lirë, sikur kam hequr një peshë nga supet. Unë kam një objektiv se sa gola do të shënojë dhe sigurisht jam gati për një klub edhe më të madh”-tha Toney për mediet britanike.