Euro2024

Toney: Asistimi për Kane ishte një nga ndjenjat më të mira të karrierës sime

07/04/2024 08:47
nga:E K

Sulmuesi i Anglisë dhe Brentfordit, Ivan Toney, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes çerekfinale kundër Zvicrës.

Ishte ai që dha asistimin për golin e fitores së Kane ndaj Sllovakisë, kurse u shpreh i emocionuar që ishte protagonist i takimit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ndoshta një nga ndjenjat më të mira të karrierës sime. Goli i Bellinghamit? Të gjithë menduan se ishim eliminuar, por ne e dinim se do të kishte një shans për dikë dhe iu ofrua Jude Bellingham. E vendosi në fund të rrjetës dhe më pas edhe unë arrita të kontriboja”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.