Sporti

Tonali: Scudetto është objektivi ynë i vetëm për këtë vit

10/03/2021 23:54
nga:Lorik J

Mesfushori i AC Milanit, Sandro Tonali ka zbuluar objektivin kryesor të klubit.

Italiani realizoi golin e dytë në fitoren e Milanit si mysafir i Atalantas (3-2).

Sidoqoftë, Tonali ka bërë me dije që Milan këtë vit do synojë të fitojë titullin kampion.

“Kjo fitore na bën të realizojmë se nëse vjen në Bergamo dhe shënon tre herë, je skuadër e mirë”.

“Ne jemi shumë të lumtur. Scudetto? Ky është qëllimi i vetëm që Milan e ka këtë vit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Milan për momentin renditët në pozitën e dytë në tabelë.