Sporti

Tonali: “Milani ka qenë gjithmonë ekipi im i preferuar, ja çfarë duhet të përmirësojë tek vetja”

11/01/2021 20:28
nga:Lorik J

Sandro Tonali dha një intervistë për StarCasino ku foli për përvojën e tij me kuqezinjtë.

“Milani është shtëpia ime. E kam parë gjithmonë si ekipin tim që kur isha i ri dhe shkoja ta shihja në stadium dhe as sot nuk ka ndryshuar. Mënyra e të parës sigurisht ka ndryshuar sepse tani më duhet të shoh një dashuri tjetër sepse punoj për këtë ekip dhe e kuptoj që kam një lloj tjetër dashurie. Megjithatë, Milani është dhe do të mbetet gjithmonë ekipi im i preferuar”, tha fillimisht Tonali.

“Ka gjithmonë shumë aspekte për t’u përmirësuar në futboll. Po përpiqem të përmirësoj qëndrueshmërinë, gjë që është thelbësore në futboll, por shumë e vështirë për ta pasur. Kjo është një pikë në të cilën punoj, pastaj ka të tjera për të cilat punoj çdo ditë bashkë me shokët e skuadrës dhe së bashku me trajnerin”, përfundoi ai.

Tonali pritet të luajë startues të mërkurën ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport