Tifozët e AC Milan mbetën të nervozuar pasi televizioni italian tregoi Jorginhon duke qeshur ndërsa Sandro Tonali u ankua për penalltinë e Chelseat gjatë humbjes së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje.
Kampionët e Italisë mbeten me 10 lojtarë pas vetëm 18 minutash, pasi Fikayo Tomori mori një karton të kuq për një faull ndaj Mason Mount brenda zonës së rreptësisë.
Lojtarët e AC Milan ishin të zemëruar me gjyqtarin gjerman Daniel Siebert. Pas ndeshjes, televizioni italian Sky Sport Italia i “nervozoi” edhe më shumë fansat e AC Milan, ndërsa ata publikuan pamjet e Jorginhos duke qeshur ndërsa Tonali zbulonte ankesat e tij për penalltinë dhe performancën e arbitrit.
Vergüenza lo de @SkySport: y una falta de respeto de #Jorginho.
Durante la entrevista de Sky a #Tonali, mientras mostraba su descontento por las acciones pitadas por el árbitro, mostraron a Jorginho riéndose en el otro micrófono. pic.twitter.com/aW3pJp2vrU
— Andy Calciologo ? (@AndyEspinozaJ) October 11, 2022
“Ka kaq shumë gabime të tilla gjatë një loje. Nuk mund të japësh penallti dhe karton të kuq pas 18 minutash, për një prekje të tillë”, tha Tonali për Sky Sport Italia.
“Ne gjithashtu mund ta bëjmë këtë basketboll ku çdo prekje është faull. Gjithsesi ishte kështu, ne kishim disa kartonë të verdhë dhe faule qesharake dhe të turpshme vetëm në pjesën e parë”, tha Tonali.
Jorginho, i cili ishte duke qeshur me deklaratën e Tonali tha: “Unë mendoj se ishte një penallti. Ndoshta jo një karton i kuq, por po ishte penallti.


