Sporti

Tomori kërkon falje për gabimin ndaj Liverpool: Jam i zemëruar me veten, nuk e përsëris më

12/08/2021 18:25
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit u eliminua mbrëmë nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe nga garat evropiane në përgjithësi.

Fikayo Tomori ishte ndër më të mirët e kuqezinjve të Piolit, kaloi Milanin në avantazh në pjesën e parë, por gaboi te goli i dytë i “The Reds”, veprim për të cilin kërkon falje në postimin e bërë në rrjetet sociale, transmeton GazetaBlic Sport.

“Jam ende shumë i acaruar me veten dhe i zemëruar për skuadrën. Do të mësoj nga gabimi dhe do të punoj shumë që të mos ndodhë më.

Megjithatë, unë ndihem krenar që shënova në ‘San Siro’ me Milanin golin e parë në Champions League.

Tani duhet të fokusohemi te pjesa e mbetur e sezonit për të kthyer Milanin sërish aty ku i takon dhe për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm”, shkruan mbrojtësi anglez.