Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar ekspertizën shtesë për rastin e Astrit Deharit.Kjo është bërë e ditur nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka thënë se pret që kjo ekspertizë ta vërtetojë atë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, në shtator të vitit 2019, e cila ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së Astrit Deharit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gashi thotë se vdekja e Deharit është rasti më i rëndë qysh nga pas lufta dhe për këtë Prokuroria është në heshtje, edhe pse ka disa ditë që e ka pranuar ekspertizën shtesë për rastin e Astrit Deharit.
“Prokuroria hesht per rastin me te rende te pas luftes,per vrasjen e Astrit Deharit!
Prokuroria ne heshtje edhe pse javen e kaluar e ka pranuar ekspertizen shtese te Institutit Zvicran te mjekesise ligjore.A thua pse ?!”, shkroi Gashi.


