Pas akuzave të ngritura sot nga deputeti, Haki Abazi, në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Gashi ka njoftuar se pas prononcimit të deputetit Abazi, ka depozituar kërkesë ne Prokurorinë Speciale te Republikes se Kosoves per marrjen ne pyetje të deputetit.
“Z.Haki Abazi e ka borgj ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor qe te deshmoj dhe ti dorezoj te gjitha provat qe ai pretendon se i ka ne Prokurori e qe kan te bejne me rastin e zhdukjes se mostrave biologjike dhe te gjakut te Astritit, te cilat jane zhdukur nga Instituti i Mjeksise Ligjore ne Prishtine e qe per zhdukjen e tyre eshte bere e ditur para 2 muajve.Deputeti z.Abazi ka deklaruar se ka bere nje hulumtim dhe se sipas tije egzistojne video-incizime me te cilat ”dihet qarte se kush ka hy tek frigoriferi” ne Institutin e Mjeksise Ligjore” ka shkruar Gashi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Ai tutje ka thënë se askush nuk mund te intervistohet para se te intervistohet Haki Abazi.
Reagimi i plotë:


