Lajme

Tomë Gashi: Gjykata nuk ka pse të përzihet në rastin e Kurtit dhe Prokurorisë për dëshmi

02/19/2025 18:27
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me një situatë tensionuese pas refuzimit të tij për t’iu përmbajtur kërkesave të Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Prokuroria, e cila kishte kërkuar që Kurti të paraqitet për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, e ka detyruar këtë institucion të kërkojë ndihmën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta sjellë atë me forcë për intervistim.

Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar avokati Tome Gashi.

Ai për GazetaBlic tha se nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Gjykatës në këtë çështje.

“Nuk ka pse të përzihet Gjykata në këtë rast”, thotë Gashi.

Avokati: Kurti mund të sillet me forcë për t’u përballuar me drejtësinë, nuk mund të fshihet pas karriges së kryeministrit

“Kurti s’mund t’i ikë drejtësisë – Gjykata mund ta detyrojë të dëshmojë në Prokurori”