Avokati Tomë Gashi është avokat i 81 vjeçarit Musli Rexhepi, për sulmin e tij ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të hënën në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se arrestimi i Rexhepit ka qenë krejtësisht i panevojshëm dhe juridikisht i paqëndrueshëm.
Ai e ka quajtur të inskenuar rastin ndaj tij, derisa ka thënë se si avokat i tij i ka incizimet e kamerave të mediave që kanë qenë prezent.
Postimi i tij i plotë:
Ne mbrojtje te zotni Musli Rexhepi i ndaluar nga Prokurori i Prokurorise Thelelore ne Prishtine Blerim Igrishta kines per kanosje te kryetarit te SHBASHK- ut Rrahman Jashari
Arrestimi i zotni Rexhepit i moshes mbi 81 vjeqare ka qene krejtesisht i panevojshem dhe juridikisht i paqendrueshem.
Ne presim qe aj sa ma shpejt te lirohet ngase rasti eshte i inskenuar dhe me mire se une si avokat i tije flasim inqizimet e kamerave te shume mediave qe kan qen prezent.
“Mekati” i zotni Rexhepit ishte se kerkoj te vazhdon mesimi per nxenesa dhe per mbesen e tij.