Lajme

Tollovi në qendër të Prishtinës, s’punojnë semaforët shkaku i ndërprerjes së rrymës

12/24/2021 08:50
nga:Y I

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.

Disa qytetarë janë munduar që të rregullojë komunikacionin, përderisa nuk është parë asnjë Policë në këtë pjesë.

Gjendje e njejtë është edhe te semaforat te konviktet.

 

Pritje deri në katër orë e kolona 400 metra, kjo është gjendja nëpër pika kufitare