Lajme

Tollovi në hyrje të MPJD-së, punëtorët me rend alfabetik presin për t’u nënshkruar fizikisht

03/08/2023 10:41
nga:Y I

Për të hyrë në zyrat e tyre të punës, punëtorët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë po presin më gjatë se më herët.

Kjo për shkak se ministrisë i ka skaduar kontrata për mirëmbajtjen e hyrje-daljeve.

Punëtorët e MPJD-së po detyrohen të presin në rend për t’u nënshkruar.

Pritja po shkakton tollovi të mëdha në hyrje të objektit.

Gazeta ka siguruar fotografi gjatë kohës kur punëtorët presin për t’u nënshkruar në evidencën e hyrjes në punë.

“Pas tollovisë së krijuar me datën 06.03.2023, gjatë evidentimit të vijueshmërisë për dalje nga puna, ju njoftojmë se nga nesër listat do të jenë të renditur sipas alfabetit dhe të ndara në tri pjesë”, thuhet në e-mailin që kanë marrë punëtorët e kësaj ministrie.