Lajme

‘Tollovi’ për sigurimin e librave, prindërit udhëtojnë nga Deçani në Pejë për t’i blerë!

09/02/2023 14:18
nga:Y I

Sigurimi i teksteve ka sjellë shumë telashe për prindërit dhe fëmijët në këtë fillim të vitit shkollor.

Përveç faktit se këtë vit u aplikua një mënyrë tjetër, ajo përmes subvencionimit ç’ka nxiti shumë reagime, prindërit po përballen edhe me vështirësi të tjera si mungesa e librarive nëpër disa qytete.

Lexues të “Gazeta Blic” i kanë thënë mediumit tonë se prindërit nga Deçani janë detyruar të udhëtojnë për në Pejë për të blerë librat pasi në qytetin e tyre nuk ka filial të librarisë Dukagjini.

Më poshtë iu sjellim pamje: