Tollovi e madhe është krijuar sot në Prishtinë, pasi Komuna e Prishtinës ka filluar sot testimin e tretë për shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës, në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Në pamjet që janë publikuar në media, shihen kolona të gjata të automjeteve.
Testimi do të vazhdojë deri të dielën.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.
Në Prishtinë fillon testimi i shndërrimit të unazës qëndrore në qarkore njëkahëshe


