Kandidati për deputet nga AAK, Arbër Tolaj, ka thënë se mbrëmë ka pasur një aktivitet inspirues me të rinjtë e Ferizajt, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky takim ishte dëshmi e energjisë, vizionit dhe përkushtimit të brezit të ri për të ardhmen e ndritur të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë pata kënaqësinë të jem pjesë e një aktiviteti inspirues me të rinjtë të Ferizajit.
Ky takim ishte dëshmi e energjisë, vizionit dhe përkushtimit të brezit të ri për të ardhmen e ndritur të vendit.
Faleminderit Rini e Ferizajit.
A.T.