Tokio është goditur nga një tërmet shumë i fortë.
Dridhjet e tokës u raportuan se ishin 5.3 shkallë të Rihterit.
Në kryeqytetin japonez u ndërprenë shërbimet hekurudhore të shpejtësisë së lartë, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Tërmeti u regjistrua në orën 09:08 në prefekturën Ibaraki, në veriperëndim të Tokios, në një thellësi prej rreth pesëdhjetë kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë.
Deri më tani nuk u raportua për të lënduar apo dëme deri më tani nga tërmeti, por disa trena me shpejtësi të lartë, ose (Shinkansen), që qarkullonin midis Tokios dhe Koriyama në prefekturën e Fukushimës (në verilindje) u ndaluan për shkak të ndërprerjeve të energjisë, deklaroi qeveria japoneze.
Hiroyuki Sanada, një zyrtar në agjencinë japoneze të sigurisë bërthamore, siguroi se “asnjë anomali” nuk ishte gjetur në termocentralin bërthamor Tokani Daini, i cili është pezulluar për kontrolle sigurie.
【埼玉と栃木で震度5弱 津波の心配なし】
震源地は茨城県南部で震源の深さは50キロ、地震の規模を示すマグニチュードは5.3と推定されます。
映像は地震発生時の栃木県宇都宮市のようすです。地震の詳しい情報はこちらの記事をご覧ください。https://t.co/xhRqkWMYXW#nhk_video pic.twitter.com/diR992rwDx
— NHKニュース (@nhk_news) March 21, 2024