Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deklaratës së fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ku kishte thënë se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”, raporton GazetaBlic.
Kurti gjatë konferencës së sotme për medie pas takimit të Samitit të Berlinit tha se: “Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës”.
Tutje, Kurti kërkoi edhe më shumë siguri për Kosovën, pas agresionit të Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Kam dënuar dhe kam kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmimin kriminal dhe terrorist aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë, që vrau rreshterin policor heroin e Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagsoi dy të tjerë që paraqet cenim të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror dhe sigurisë tonë nacionale kombëtare, po ashtu kemi nevojë për siguri në Kosovë, për më shumë siguri në Kosovë”, u shpreh Kurti.
/GazetaBlic/
Kurti del në konferencë për medie, tregon çka i kërkoi Ana Bërnabiqit


