Lajme

Tmerrohet babai kur sheh vajzën 18-muajshe që luan me merimangën

09/24/2021 11:50
nga:Y I

Një baba amerikan duket se është tmerruar kur ka parë të bijën e tij 18-muajshe ,duke luajtur me një merimangë të madhe.

Në video duket vogëlushja e ulur në një oborr kur babai i saj e pyet se çfarë po bënte.

Kur e shikon të bijën, duke luajtur me merimangën e madhe ulërin dhe thotë: “Hiqe atë, hiqe.”

Daily Mail njofton se babi kërkojë falje për reagimin e tij në panik e sipër, pasi e bija e tij u tremb nga ai dhe filloi të qajë.