Turizem

Tmerrohen qytetarët/ Ndërtesa 79-katëshe lëkundet si të ishte prej letre, por nuk ishte tërmet (VIDEO)

05/18/2021 18:19
nga:Gazeta Blic

Një kullë në Kinë filloi të lëvizë, duke shkaktuar tmerr dhe panik te qytetarët, të cilët sapo kuptuan se pallati po lëkundej vrapuan menjëherë për tu larguar.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, në qytetin jugor Shenzhen.

Sipas Daily Mail, asnjë tërmet nuk është regjistruar dhe autoritetet mbeten të shqetësuara për shkakun e lëvizjes së kullës.

Ekspertët po hetojnë se çfarë e shkaktoi këtë lëvizje të ndërtesës, ndërsa erërat në zonë nuk konsiderohen të jenë shkak i lëvizjes

Ndërtesa 79-katëshe është ndërtuar në vitin 2000.

Sidoqoftë, nuk është e qartë se si autoritetet do të menaxhojnë rrezikun e një ndërtese të tillë në zemër të një qyteti me më shumë se 12 milionë njerëz.