Pas një takimi shumë interesant në ‘Parc de Princes”, RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain janë gati për një tjetër spektakël sonte në Gjermani.
Les Parisiens dolën në krye 3-2 në takimin e tyre të parë me skuadrën e Jesse Marsch, falë paraqitjeve të mira të Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në atë ndeshje, transmeton GazetaBlic Sport.
PSG është në vendin e parë me 7 pikë pas tri ndeshjeve, kurse Leipzigi në vendin e fundit me 0 pikë.
Leo Messi nuk është i gatshëm në këtë takim për shkak të një lëndimi, ndërsa do të mungojnë edhe Marco Verratti dhe Sergio Ramos.
Ja formacionet e mundshme të këtij takimi.
Leipzig: Gulacsi; Simakan, Orban, Gvardiol; Mukiele, Laimer, Haidara, Angelino; Nkunku, Forsberg; Silva.
PSG: Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Herrera, Gueye, Wijnaldum; Di Maria, Mbappe, Neymar.
/GazetaBlic Sport/


