Sporti

Legjenda Shaptahovic flet për ‘GazetaBlic Sport’: Tregon dy skuadrat finaliste të ‘Final-8″

02/08/2022 12:47
nga:Mergim Rreci

Gjithçka është gati për “Final-8” e Kupës së Kosovës.

Tetë skuadrat e elitës do të garojnë për trofeun e çmuar të basketbollit kosovar.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve është ajo mes Trepçës dhe Rahovecit, përballje kjo që do të luhet nesër nga ora 17:00, kurse do të vazhdojë më pas me ndeshjet e tjera jashtëzakonisht interesante.

Legjenda e basketbollit kosovar, Samir Shaptahovic për ‘GazetaBlic Sport’ ka deklaruar se e sheh Pejën dhe Rahovecin në finalen e madhe.

“Të them të drejtën nuk kam arritur ta përcjelli shumë basketbollin kosovar. Megjithatë, për mua favoriti kryesor është Rahoveci. Mendoj se finalja do të jetë mes kësaj skuadre dhe Pejës. Peja është gjithmone skuadër favorite, por kësaj here jam me skuadrën e Rahovecit“, tha Shaptahovic për ‘GazetaBlic Sport’.