Tifozët Kuq e Zi kanë filluar edhe me aksione për të ndaluar koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ata kanë zbuluar aksionin simbolik që kanë zhvilluar para zyrave të Bashkisë së Korçës, ku duket se kanë hedhur ngjyrë në drejtim të këtij objekti.
TKZ thonë se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Ja njoftimi:
“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.
Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.
Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.
#bojkotobregovicin”, shkruhet në njoftimin e TKZ.
/GazetaBlic Sport/


