KF Shkëndija dhe trajneri Ernest Gjoka, me marrëveshje të dyanshme e kanë ndërpritur bashkëpunimin e tyre.
Klubi njoftoi ndarjen me trajnerin Gjoka pas dështimit të madh në garat evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.
“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.
KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.
Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022“, thuhet në njoftimin e plotë të klubit.
Ernest Gjoka nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.https://t.co/d7KOpQ3vSo
— Shkëndija Football Club (@fcshkendija) July 30, 2021


