Showtime

Tjetër romancë e mbyllur, Tea sërish beqare?

04/11/2022 12:10
nga:Genita C

Tea Trifoni ish konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen” është person mjaft i përfolur për jetën e saj dashurore.

Ajo pas ndarjes së fundit me një ish konkurrent tjetër të emisionit të dashurisë, pasi disa muajve zbuloi për një romancë të re, shkruan GazetaBlic.

Por, me sa duket as kjo romancë nuk eci mbarë, e këtë na e la ta kuptojmë vetë Trifoni.

Në një postim në llogarinë e saj përmes një “meme”  i tregon ndjekësve se si do ta “ndjekë” në botën tjetër engjëllin e saj të dashurisë e që haptazi na lë të kuptojmë që diçka nuk po shkon mirë./GazetaBlic/