Vazhdon të rritet vlera e transferimit të talentit brazilian Endrick nga Palmeirasi te Reali i Madridit.
Në dhjetor 2022, kur u zyrtarizua nënshkrimi i brazilianit 17-vjeçar nga “Los Blancos”, u aktivizua edhe një klauzolë që përcakton se klubi brazilian duhet të marrë 2.5 milionë euro për çdo pesëgolësh të sulmuesit. Këta gola mund të shënohen gjatë kohës që Endrick luan për Palmeiras, skuadrën braziliane, por edhe kur të jetë në Madrid.
Me 20 gola të shënuar që nga zyrtarizimi, vlera e transferimit tashmë është rritur me 10 milionë euro, plus 1.25 milionë të tjerë për grumbullimin e Endrick në përfaqësuesen braziliane. Aktualisht, shuma totale ka arritur në 46.25 milionë. Më së shumti, Palmeirasi mund të marrë edhe 13.75 milionë të tjera, në varësi të performancës së sulmuesit.
Kanë mbetur edhe pesë ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Abel Ferreira përpara se Endrick t’i bashkohet Realit të Madridit në korrik. Këtë sezon, “ylli” brazilian ka shënuar katër gola në 19 ndeshje për dy herë kampionët e Brazilit.