Sporti

Tjetër paraqitje pozitive nga Kosova, “Dardanët” barazojnë me Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

03/29/2022 19:52
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës në Zurich.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me “Dardanët” që zhvilluan një paraqitje shumë pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një gol i Rashicës që i dha avantazhin Kosovës, por një dalje e gabuar e Aro Muric, ndikoi që Lobota ta barazoi rezultatin në 1 me 1.

Në përgjithësi, mund të cilësohet një paraqitje e mirë e futbollistëve kosovarë, që kishin mundësinë dhe rastet për ta fituar gjithë ndeshjen.

Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit miqësore e “Dardanëve” në muajin mars, dhe do të rikthehen në aksion përsëri në muajin qershor, atje ku do të luajnë në ndeshjet e Ligës së Kombëve.

/GazetaBlic Sport/