Real Madrid ka prezantuar një metodë revolucionare të ushtrimit të goditjeve të lira, e cila tashmë përdoret nga Lyon dhe PSV.
Klubi bëri të ditur në rrjetet sociale se u kishte vendosur një pengesë të re lojtarëve, një “mur të gjallë robotik” ndryshe nga ai statik i njohur dhe i përdorur prej kohësh, prej druri, metali apo plastika.
Të ashtuquajturit robotë në murin e gjallë janë programuar të kërcejnë si lojtarët në një ndeshje.
Mjeti i ri që përdor Real funksionon duke përdorur një bazë të dhënash në të cilën futet gjatësia e lojtarit dhe përzgjedh ata që do të vendosen në murin e gjallë bazuar në këtë karakteristikë, si dhe kërcimin e tyre. Gjatë kryerjes së goditjes së lirë, barriera mekanike e rregulluar në këtë mënyrë kërcen sikur të ishte futbollist.
Pavarësisht reagimit të këtij muri të gjallë robotik, lojtarët e Realit, siç dëshmohet nga videoja, u përballën shkëlqyeshëm kundër një kundërshtari të paparë më parë.
Ja pamjet:
?n target! pic.twitter.com/o4WthmvMvL
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) August 30, 2022


