Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave.
Takimi që ka përfunduar në shifrat 6-3 ka nisur festivalin e golave që në minutën e 5, kur Ibrahimi zhbllokon rezultatin. Nuk do të vononte gjatë dhe Dianje kthen baraspeshën, ndërsa Gjurgjeviç do të përmbyste shifrat në minutën e 34-t.
Pjesa e dytë do të rezervonte përsëri spektakël në fushën e lojës. Vllaznia shënon të tretin, ndërsa më pas Ibrahimi shndërron në gol një penallti të dhuruar nga sistemi VAR. Aralica kundërpërgjigjet në minutën e 70, por vetëm 120 sekonda më vonë ishte Skuka që la ndeshjen të hapur. Megjithatë Vllaznia nuk do të ndalej me kaq. Në minutën e 82-të Jonuzi realizon një kryevepër nga jashtë zone, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Mustedanagiç ai që vulos shifrat në 6-3./-Sport Ekspres/


