Sporti

Tjetër nivel është ky njeri, Leo Messi realizoi hat-trick në Amerikë për 11 minuta

10/20/2024 08:15
nga:Lorik J

Skuadra e Inter Miamit e ka mbyllur sezonin e rregullt të garave në MLS me një fitore të çmendur ndaj New England Revolution (6:2).

Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi argjentinas, Lionel Messi.

Messi shënoi hat-trik për vetëm 11 minuta, dhe dy asiste te golat i mori nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez.

Me tri golat e shënuara, Messi shkon në kuotën e 20 shënimeve këtë edicion të MLS, duke dhuruar poashtu edhe 17 asiste.