Sporti

Tjetër mungesë për “galaktikët”, Real Madrid në Champions pa anësorin e mbrojtjes

09/19/2023 14:16
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e së mërkurës, “galaktikët” e Real Madrid do të nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të UEFA Champions League, ku në “Santiago Bernabeu” do të presin gjermanët e Union Berlin, me këta të fundit që do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në histori, në këtë kompeticion.

Mirëpo, për këtë ndeshje, tekniku Carlo Ancelotti mund të vuajë dhe një mungesë tjetër përveç atyre të Courtois, Modric e Vinicius, me anësorin e mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili mund të mungojë për 10 ditët e ardhshme, duke rrezikuar kështu dhe derbin e fundjavës ndaj Atletico Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, Carvajal ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë duke e lënë kështu jashtë fushave të blerta e duke i shtuar një tjetër “sikleti”, teknikut italian. /i.m /abcnews.al