Sporti

Tjetër lojtari i “Euro 2020” rezulton pozitiv me COVID-19

06/21/2021 17:13
nga:E K

Billy Gilmour ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen finale të Skocisë në grupin D Euro 2020 kundër Kroacisë.

“FA Skoceze ka konfirmuar që një antarë i skuadrës Kombëtare të Skocisë, Billy Gilmour, ka dalë pozitiv me COVID-19″, lexohet në një deklaratë nga SFA.

Billy tani do të izolohet për 10 ditë dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjen e nesërme të Grupit D UEFA EURO 2020 kundër Kroacisë në Hampden.