Sporti

Tjetër lëndim, rikthimi i Neuer do të shtyhet

03/22/2025 14:08
nga:Mergim Rreci

Do të duhet më shumë kohë që Manuel Neuer të kthehet në portën e Bayern Munichut.

Portieri mbeti jashtë për ndeshjet e bavarezëve në fillim të marsit pasi grisi një fije muskulore në pulpin e djathtë ndërsa festonte golin e ekipit të tij në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen, të luajtur më 5 mars.

Pak ditë më parë ai u rikthye në stërvitje, por u lëndua sërish. Sipas klubit, portieri do të duhet të marrë një pushim të detyrueshëm nga stërvitjet në ditët në vijim.

“Neuer ishte rikthyer tashmë në stërvitje rehabilitimi pasi grisi një fije muskulore në këmbën e tij, pësuar në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen. Tani ai do të marrë një pushim tjetër nga stërvitjet në ditët në vijim, pasi është vërejtur një reagim në muskujt të tij”, ka raportuar klubi.

/GazetaBlic Sport/