Sporti

Tjetër kompeticion i madh për Bad News Eagles – luajnë sërish të enjtën, ja ku transmetohet ndeshja

04/24/2022 17:43
nga:E K

Bad News Eagles janë padyshim kryefjala e ditës së sotme.

Gamerat shqiptarë kanë arritur të bëjnë mrekullinë duke eliminuar skuadrën çeke Sinners në kualifikim direkt për kompeticionin më të madh të vitit në CSG:GO, shkruan GazetaBlic Sport.

Pasi siguruan kualifikimin në “CSGO PGL Antwerp Major”, Bad News Eagles do të kenë tjetër garë të rëndësishme të enjten ku do të ndeshen me “ninja in pyjamas” në kuadër të garës “BLAST Premier: Spring European Showdown 2022”, aty ku marrin pjesë 8 ekipe.

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në ArtMotion.

/GazetaBlic Sport/