Euro 2020

Tjetër kombëtare e ‘Euro 2020’ preket nga virusi COVID-19

06/11/2021 13:24
nga:E K

Kombëtarja e Rusisë është goditur nga virusi COVID-19.

Futbollisti i Rusisë, Andrey Mostovoy ka rezultuar pozitiv.

Mostovoy është rasti i parë me COVID-19 tek Kombëtarja e Rusisë në “Euro 2020”.

Stafi mjekësor i Kombëtares ruse ka vendosur për zëvendësimin e tij të menjëhershëm.

Pas testimit me metotën PCR, Mostovoy ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Kombëtarja e Rusisë ka bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Roman Evgeniev në skuadër për ndeshjet e “Euro 2020”.