Sporti

Tjetër fitore e Akil Gjakovës në Mastersin e Budapestit

08/05/2023 13:48
nga:Gazeta Blic

Akil Gjakova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Mastersin e xhudos në Budapest.

Në raundin e tretë të kategorisë deri 73 kg, Akili e mposhti medalistin olimpik dhe botëror, brazilianin Daniel Cargnin.

Ndaj tij realizoi herët uazari e më pas kontrolloi luftën deri në fund. Cargnin ishte bartësi i katërt.