Sporti

Tjetër dështim, Ronaldo eliminohet nga Liga e Kampionëve të Azisë

04/30/2025 20:26
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij janë eliminuar nga Liga e Kampionëve të Azisë.

Skuadra e Al Nassr humbi me rezultat 2 me 3 në gjysmëfinale nga Kawasaki Frontale.

Sulmuesi portugez luajti 90 minuta, por nuk e ndihmoi dot skuadrën me ndonjë gol ose asistim.

Ronaldo rrezikon të mbetet përsëri pa trofe, sepse është momentalisht edhe 8 pikë larg vendit të parë në Arabinë Saudite.

/GazetaBlic Sport/