Hakan Calhanoglu ishte nga ata që vuajtën më shumë titullin e fituar nga Milani dy vite më parë në Serinë A, pasi fantazisti turk sapo ishte larguar nga kuqezinjtë për t’u bashkuar me Interin dhe u vu në shënjestër nga ish-shokët e skuadrës dhe tifozët gjatë festimeve në Milano.
Megjithatë dy vite më vonë, turku ka mundësinë të “hakmerret”, këtë herë duke fituar titullin kampion me Interin, pikërisht në derbin e 22 prillit në “San Siro”, aty ku Milani do të jetë pritës dhe 95% e tifozerisë në tribuna, do të jenë ata kuqezi.
“Do të ishte çmenduri të fitonim titullin në derbi, pikërisht në stadiumin e mbushur kuqezi. Do të përpiqem të ruaj qetësinë sigurisht, pasi dy vite më parë vuajta shumë faktin që u vura në shënjestër. Megjithatë mbi të gjitha shpresoj që të jetë një derbi i bukur, të vendoset nga fusha dhe që festimet të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi turku.
Interi është rritur ndjeshëm nën drejtimin e Inzaghit dhe vetëm matematika e ndan nga titulli i 20 kampion në histori, falë paraqitjeve bindëse në fushë, teksa Calhanoglu zbulon se skuadra është shndërruar totalisht pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve një vit më parë ndaj Manchester City-t.
12 Oldest Churches in the World
Religion has been a part of the world for as long as humans have been roaming Earth. Christianity, Judaism, Buddhism, Catholicism, and Hinduism are just some
“Ajo humbje në Stamboll na ka rritur shumë. Që atëherë ne kemi shumë më tepër bindje të forcat tona dhe jemi shumë më dominues ndaj kundërshtarëve. Interi ka qenë i fortë edhe më përpara, por tani të gjithë vlerësojnë maksimalisht lojën tonë. Mund të them me bindje se jemi një nga 5 skuadrat më të mira në botë, për atë që bëjmë në fushë. Bashkë me ne, po rritet gjithnjë e më shumë trajneri Inzaghi, që është i drejtpërdrejtë dhe na ndihmon jashtëzakonisht shumë”, tha Calhanoglu.


